E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barazojnë Nushi e Mustafi

St. Gallen, ku aktivizohet kosovari Kristian Nushi, i ka ndarë pikët të dielën me Aaraun, ku luan shqiptari tjetër, Orhan Mustafai, pasi ky takim ka përfunduar me rezultat 2:2, ndeshje kjo e vlefshme për kampionatin zviceran.

Nushi ka luajtur 90 minuta për St. Gallenin dhe e ka shënuar golin e barazimit për ekipin e tij në minutën e 78, por edhe është ndëshkuar me kartuç të verdhë.

Ndërsa, edhe Mustafi ka realizuar gol në këtë takim për Aaraun, përkatësisht në minutën e 57-të dhe është zëvendësuar në minutën e 63-të nga Bengondo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›