E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qerimaj, ai që premton trofe të tjera

Peshengritesi shkodran, Erkand Qerimaj, eshtë shpallur kampion i botës për të rinjtë, kampion i Evropës për kategorinë U-17, ndërkohë që pak ditë më parë ka varur në gjoksin e tij edhe medaljen e kampionit të Mesdheut. Suksesi i fundit është regjistruar në garat e zhvilluara në Palermo të Italisë, ku Qerimaj ishte pjesëmarrës me një grup peshëngritësish shqiptarë.
Si zakonisht, pas cdo suksesi që Erkandi shënon në garat ndërkombëtare, atij i bëhen nderet e duhura në qytetin e tij të Shkodrës, pritja e të cilit bëhet madhështore. Keshtu kane qene manifestimet e bëra nëpër qytet në rastet e fitimit të titullit evropian dhe më pas atij botëror, ku sukseset e tij përshëndeteshin nga qindra banorë që mbushnin sheshin qëndror të Shkodrës.
E tillë ishte atmosfera edhe këtë radhë, kur shkodrani Qerimaj solli me vete medaljen e kampionit të Mesdheut të fituar në garat e zhvilluara në Palermo. Një pritje u organizua në bashkinë e Shkodrës dhe më pas një koktej për nder të tij nga ana e klubit shumësportesh "Vllaznia", ku ishin të pranishëm, krahas përfaqësuesve të pushtetit lokal, edhe të gjithë brezat e peshëngritjes shkodrane, traditën e shkëlqyer të te cileve po e përcjell në vazhdimësi talenti Erkand Qerimaj.
I mbërthyer nga fansa të shumtë që kërkojnë të kenë një kujtim fotografik me të, studenti i vitit të parë të Universitetit "Marin Barleti" të kryeqytetit, shprehu emocionet që provoi në garën e fundit, atë të Palermos, ku shënoi edhe suksesin e radhës duke bërë "pronë" të tij titullin e kampionit të Mesdheut. Për nga radha, ai vjen i treti pas atyre mjaft të rëndësishëm të kampionit të Evropës për U-17 dhe te kampionit të botës për të rinj. "E vecanta e këtij titulli, tha Qerimaj, është fakti se konkurimi i kësaj radhe ishte për kategorinë e të rriturve, duke shënuar kësisoj një stad tjetër shumë të rëndëshishëm në karrierën e time sportive".
Vitet kane bërë që pesha trupore e konkurimit për 17 vjecarin shkodran të rritet, aq sa këtë radhë në garat e Mesdheut ishte 77 kg, qe me koeficientin e fiksimit të kilogramëve mbi pedanë është tepër cilësore. Ne stilin e shkëputjes ai ngriti 146 kg, ndërsa që shtytje n 190 kg, shifra këto që e shpallen atë kampion të Mesdheut.
Duke folur për të ardhmen e tij, Qerimaj theksoi se "synimet e mija tashmë janë për të vijuar në këtë rrugë të mbarë që kam filluar. Të jesh kampion Evrope, kampion bote dhe kampion Mesdheu, nuk janë pak, por duke parë moshën time të re dhe me mundësitë që kam, falë përgatitjeve sistematike që po kryej, garantoj se suksese të tjera do t'i dhuroj Shqipërisë". "Në plan të parë do të jenë garat per Kampionatin Botëror për të rinjtë, si dhe Kampionatin Evropian për të rinjtë, ndërkohë që në sfond qëndron synimi për të marrë pjesë në Lojrat Olimpike të vitit 2008", shtoi Qerimaj.
Kampioni shkodran evidenton me kete rast edhe punën e mirë që ka bërë me të trajneri pasionant, ish-peshëngritësi kampion dhe rekordmen i vendit, Genc Barkiqi, me të cilin ka vite që "bashkëjeton" në pedanën e peshëngritjes, ndërkohë që duke i shtuar edhe katër vitet e gjimnazit "28 Nëntori", periudhë të cilën e kishte mësues, afrimiteti me të është akoma edhe më i madh. Por, krahas punës profesionale që ka bërë trajneri Barkiqi, një vend shumë të rëndësihëm zë në jetën sportive të tij edhe familja "Qerimaj", dhe në vecanti babai Mehdi Qerimaj, që me përkujdesjen e tij më tepër se prindërore i ka qëndruar shumë pranë djaloshit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›