Flamurtari, masa për mbarëvajtjen e ndeshjes kundër Kastriotit

Drejtuesit e klubit të futbollit "Flamurtari" po përgatisin një sërë masash për të parandaluar cdo ngjarje të pakëndshme në takimin e radhës ndaj Kastriotit, qe do të zhvillohet ketë javë ne stadiumin e qytetit të Vlorës.
Shefi i klubit, Ilir Metaj, tha se po punohet për përcaktimin dhe zbatimin e këtyre masave, për të cilat është kërkuar edhe bashkëpunimi i policisë. Metaj nuk dha detaje rreth tyre, por theksoi se takimi ndaj Kastriotit do të jetë model përsa i përket kushteve ne të cilat do të zhvillohet, ku përfshihet edhe sjellja dhe qëndrimi korrekt i sportdashësve.