Neser ora 12:00, shorti i Liges se Kampioneve

Shorti i veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të Evropës, ai i Ligës së Kampioneve, do të hidhet neser në ora 12:00, ndërkohë që ai i veprimtarisë së dytë kontinentale, Kupës UEFA, do të hidhet një orë më vonë, në mjediset e UEFA-s në nion të Zvricës. Midis tetë skuadrave që e mbyllën fazën e ndeshjeve në grupe në krye të renditjes dhe tetë skuadrave të tjera që u renditën të dytat, që do të jenë të ndarë në dy vazo të vecanta në Nion, janë edhe tre klubet më të suksesshme në historinë e kësaj veprimtarie dhe që janë pikërisht nëntë herë kampionët e Evropës, Reali i Madridit, gjahut herë kampionia Milan dhe skuadra e Liverpulit, e cila e fitoi për të pestën herë herë trofeun e Ligës së Kampioneve më 2005-n, duke mundur pikërisht kuqezinjtë milanezë. Fituesja në fuqi, Barcelona, është midis 8 skuadrave të dyta, së bashku me dy skuadra të tjera, që kanë qenë gjithashtu dy herë "mbretër" të kontinentit të vjetër, Interit dhe Portos. Ndeshjet e para luhen më 20 dhe 21 shkurt 2007, ndërsa ato të kthimit më 6 dhe 7 mars 2007.
Ja kushtet e shortit, i cili ndjek parimet e mëposhtme:
Klubet nga i njëjti vend nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në 16-she.
Skuadra që ka zënë vendin e parë në grup nuk mund të përballet në 16-she me skuadrën që është renditur e dyta në të njëjtin grup.
Skuadrat që kanë zënë vendet e parë në grupe, nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në 16-she.
Skuadrat që kanë zënë vendet e dyta në grupe, nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në 16-she.
Të gjitha skuadrat që kanë zënë vendet e dyta në grupe, do t'i luajnë në fushën e tyre ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen në fushën e skuadrave që kanë zënë vendet e parë në grupe.
Ja skuadrat e ndara në dy vazo:
Grupi Vendi i parë Vendi i dytë
A Celsi (Angli) Barcelona (Spanjë)
B Bajern Mynih (Gjermani) Inter (Itali)
C Liverpul (Angli) PSV Eindhoven (Holandë)
D Valencia (Spanjë) Roma (Itali)
E Lioni (Francë) Real Madrid (Spanjë)
F Mancester Junajtid (Angli) Sëlltik (Skoci)
G Arsenal (Angli) Porto (Porto)
H Milan (Itali) Lilë (Francë)