E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Burreli", FSHF e dërgon çështjen për rishqyrtim në Lozanë

FSHF e dërgon cështjen për rishqyrtim në Lozanë
Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS) para disa ditësh ka vendosur pezullimin e fushës së Burrelit, deri në fund të sezonit futbollistik 2006-2007, duke ulur ndjeshëm masën e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Komisioni i Apelit të Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF). Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas këtij vendimi dhe ka dërguar dje të gjitha dokumentacionet në Këshillin e Arbitrazhit Sportin (KAS) të Lozanës (UEFA), tha Sekretari i FSHF-së, Roland Mici.
Të enjten e kaluar, është mbedhur në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) Këshilli i Arbitrazhit Sportiv (KAS), për shqyrtimin e cështjes me palë: Ankues: "Futboll Klub Burreli", kundra: Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), me objekt, ndryshimin e vendimit nr. 853 datë 25/11/2006 të Komisionit të Apelit të FSHF-së, duke përcaktuar si masë dënimi atë maksimale, të parashikuar në nenin 24/1,2,3. i K.D S, domethënë, përjashtimin nga veprimtaria dhe rënie një kategori më poshtë.
KAS vendosi të pranojë kërkesen e ankuesit për uljen e masës së dënimit, duke ndryshuar pikën "1", gërmën "a", të vendimit të Komisionit të Disiplinës së FSHF-së, datë 15.11.2006, dhe atë të Komisionit të Apelit të FSHF-së, datë 27.11.2006, në bazë të së cilës, "Futboll Klub Burreli" përjashtohej nga kampionati dhe cdo veprimtari tjetër zyrtare për 1 (një) vit dhe zbritej në një kategori më të ulët. Gjithsesi, KAS vendosi pezullimin e fushës së Burrelit deri në fund të kampionatit 2006-2007, bazuar ne Kodin e Drejtësisë Sportive. Burreli do të vijojë të luajë në kategorinë aktuale, por ndeshjet do të zhvillohen në fushë asnjanëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›