E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani “bam”, Tare “bum-bum” në miqësore

Bogdani ka shënuar një gol në miqësoren e fituar 7-0 nga Siena me diletantët Kazoleze, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Atalantës. Edhe Igli Tare ka shënuar dy gola në miqësoret e Lacios me Aurora Pitigliano (8-0) dhe formacionit të rinjve (5-1), kundër të cilëve shënoi dhe Tare. Lacio do të marrë pjesë nga 8-11 janar në Kupën e Dubait ku do të marrë pjesë edhe Bajern i Mynihut, Benfika dhe Santos. Te Askoli i Ervin Skelës ka dhënë dorëheqjen drejtori i përgjithshëm i klubit, Nello De Nikola, një nga iniciuesit e blerjes së fantazistit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›