Barazon Miami

LeBron James shkëlqeu me 29 pikë, për ta udhëhequr Miamin drejt fitores 85-75 në ballafaqim me Chicagon, në finale të Konferencës Lindore të NBA-së, për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1.
James vinte nga një lojë e parë e dobët, por dha kontribut të madh për Heat, të cilët avancuan gjatë tërë ndeshjes.
Dwayne Wade, i cili të dielën shënonte 18 pikë, u përgjigj me 24 të tjera, kurse Udonis Haslem u ngrit nga bankina dhe shtoi 13 pikë, për ta ndihmuar Miamin që ta shënojë fitoren e parë të sezonit ndaj Bulls.
Derrick Rose shënoi më së shumti pikë tek Chicago, 21, por realizoi vetëm dy në çerekun e katërt. Luo Deng, lojtari i vetëm tjetër që shënoi pikë dyshifrore, shtoi 13 pikë.
Chicago-Miami 75-85 (1-1)
Chicago: Derrick Rose 21
Miami: LeBron James 29