Falcao nuk lëviz nga Porto

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 13:24
Sulmuesi kolumbian Radamel Falcao ka ritheksuar dëshirën e tij të mbetet në Porto pasi shënoi golin e tij të 38-të të sezonit për të siguruar fitoren 1-0 ndaj Bragas në finalen e Europa League.
Sulmuesi ka thënë se është i lumtur në skuadrën portugeze ku u transferua më 2009 nga River Plate.
“Mendoj vetëm të kënaqem me këtë sukses dhe Porto më do shumë. E vërteta është se dua të vazhdoj të luaj në Porto dhe të kënaqem këtu” tha Falcao pas ndeshjes në Dublin.