Fabregas, objektivi kryesor i Milanit

Nga Express më 19 maj 2011 në ora 13:31
Arsenali është duke u përgatitur për interesimin e Milanit për kapitenin Cesc Fabregas. Nënkryetari i Rossonerëve Adriano Galliano i ka thënë stafit të tij teknik se Fabregas është objektivi kryesor i tyre për afatin kalimtar të verës kanë njoftuar mediet italiane të enjten.
Milan është kampion i ri i Italisë por synon të ndërton skuadër e cila sezonin e ardhshëm do të lufton për Ligën e Kampionëve dhe shohin Fabregasin si zgjidhjen e duhur.
Reprezentuesi spanjoll preferon kalimin te klubi i tij i fëmijërisë Barcelona por Milan thuhet se është i gatshëm të ofron 35 milionë funte për shërbimet e tij ose diç më pak së bashku me një futbollist.
Megjithatë, Arsenali vështirë se do të shet Fabregasin për më pak se 45 milionë funte.