E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diagnostikon tiroiden priten aparatura per spitalet e tjera

2000 diagnostikime për tre muaj janë kryer në QSUT,  nëpërmjet Gama -Cameras. Kjo aparaturë e re e unike në vendin tonë shërben për të diagnostikuar gjendrat tiroide dhe ato kancerogjene. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e ka dhuruar këtë aparture dhe pritet të dhurojë e të tjera për spitalet shqiptare. Garancia vjen nga vetë shefi i kësaj agjencie, Yukiua Amano, pas një takimi me Ministrin e Shendetësisë, Petrit Vasili.

“Është me të vërtetë një aparaturë shumë e rëndësishme e cila trajton që në më pak se tre muaj ka trajtuar rreth 2 mijë raste, pra bëhet fjalë për gjëra për të cilat qytetarët shqiptarë kanë shumë nevojë. Kemi konkluduar së bashku që komunikimi ka qenë shumë pozitiv dhe me një realizim të projekteve tona në nivele mjaft të larta, mbi 95 % dhe ky është një lajm mjaft i mirë”-tha Vasili.

“Shqipëria është një vend prioritar sepse implementimi i projekteve në Shqipëri është thuajse 100 %. Duke parë facilitetet këtu, mendoj se ka ende shumë për të bërë dhe besoj se kjo do të ndiqet me prioritet”-tha Amano.

Çdo ditë afro 15 persona i nënshtrohen kësaj aparature dhe nga të gjitha rrethet e vendit, vetëm me një rekomandim të thjeshtë nga mjeku i familjes dhe ai specialist endokrinolog. Çdo pacient që dyshon se ka zhvillime të gjendrës të tiroides apo ka dyshime për zhvillime të qelizave kancerogjene për 10 minuta mund të marrë një përgjigje ekzakte, on-line.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›