Napoli transferon mesfushorin Santana

Napoli ka transferuar mesfushorin e Fiorentinës, Mario Alberto Santana.
Santana ishte lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Violan skadoi në fund të sezonit të kaluar dhe një marrëveshje me Napolin ishte në diskutim prej kohësh, por është zyrtarizuar vetëm mbrëmë.
Argjentinasi 29-vjeçar ka luajtur në Itali që nga viti 2002, për klubet si Venezia, Palermo, Chievo dhe Fiorentina.