Haye ndal Ruizin dhe mbron titullin

Britaniku David Haye e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë të versionit WBA, pas fitores me ndërprerje në raundin e nëntë kundër sfiduesit John Ruiz në Manchester.
Haye e rrëzoi Ruizin pas vetëm 25 sekondave, por amerikani u tregua i guximshëm dhe arriti të rikthehet në meç.
Mirëpo, 38 vjeçari u rrëzua përsëri në raundin e pestë, ndërsa edhe njëherë tjetër në të gjashtin para se këndi i tij të kërkojë ndërprerje tre raunde më vonë.
Fitorja e Hayes kundër Ruizit - i cili ishte ndalur vetëm një herë në 54 përballjet e kaluara - e bën të pashmangshëm dyluftimin me kampionin në versionin WBC, Vitali Klitschko ose vëllanë e tij të ri, Wladimir, i cili mban brezat në IBF dhe WBO.
“Jam shumë i gëzuar, i kënaqur me atë që kam bërë. Jam ndjerë shumë i mprehtë. Tifozët kanë krijuar atmosferë të shkëlqyeshme për mua”, tha Haye, 29 vjeç, pas fitores.