Barça-Guardiola, ende larg rinovimit

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 19:20
Trajneri spanjoll Pep Guardiola, në një konferencë për shtyp, ka treguar se ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e tij aktual Barcelona, për vazhdimin e kontratës.
“Ka ende kohë, më lini të punoj i qetë. Për vazhdimin e kontratës ka kohë, mungojnë shumë gjëra për ta bërë këtë”, theksoi trajneri Guardiola.
Javë më parë, udhëheqësit e klubit katalunas i kishin propozuar atij kontratë 1+1+1, që do të thotë se llogarisin në të së paku edhe për tri vjet.