Luis Fabiano, i gatshëm për Juventus

Nga Express më 19 janar 2011 në ora 19:22
Luis Fabiano është i gatshëm për t’iu bashkuar Juventusit. Sipas zërave që arrijnë nga Spanja, sulmuesi brazilian është pranë transferimit në ekipin Bianconeri.
Futbollisti i Sevillës ka shkruar për një mundësi të tillë edhe në profilin e tij në rrjetin social Twitter.
“Mungon vetëm pak, shpresoj se në fund çdo gjë do të shkojë si është më së miri”. Në të kaluarën, Luis Fabiano kërkohej nga skuadrat milaneze Milan e Inter, por duket se e ardhmja e tij do të jetë bardh e zi.