Ryan Babel transferohet tek Hoffenheim

Aventura e Ryan Babel te Liverpuli ka marrë fund, pasi klubi anglez ka pranuar oferten e skuadrës gjermane të Hoffenheim për sulmuesin 24-vjecar. Në një njoftim për shtyp Liverpul ka bërë të ditur se futbollisti dhe menaxheri i tij jkanë udhetuar drejt Gjermanisë për të mbyllur detajet e kontratës së re. Ryan Babel kaloi në Premier Ligë në vitin 2007, duke u tranferuar për 10 milionë paund nga Ajaksi.
Ai u evidentua si një talent i vërtetë, pasi fitoi titullin kampion Evrope me kombëtaren U-21 të Hollandës, por aventura e tij te Liverpuli nuk ishte nga më të mirat. Dëmtimet e shumta kanë kondicionuar formën e sulmuesit, i cili së fundmi është ndëshkuar me pezullim dhe gjobë nga federate, pasi publikoi në rrjetin social Twitter fotografinë e arbitrit Havard Webb te veshur me fanellen e Manchester United. Duke u tranefruar në Gjermani te Hoffenheim, Babel kerkon të rigjeje formën e tij më të mirë për të fituar edhe një herë kombëtaren e Hollandës.
Ndërkohë, merkato ne Premier Ligë është bërë shume e nxehtë. Tottenham ka mundur rivalitetin e Chelsea, për të tranferuar në “White Hart Lane”, mesfushorin Steven Pienaar, I cili është larguar nga Everton. Një tjetër lëvizje në mërkato është ai I Darren Bent. Sulmuesi është larguar nga Sunderland, për të pranuar ofertën e Aston Villa e cila ka regjistruar blerjen rekord në historine e klubit, duke shpenzuar 18 milion paund.
Nertan Prifti