Edhe Komisioni Evropian për “qeveri të pastër”
Nga Express më 19 janar 2011 në ora 20:15
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovës, Renzo Daviddi, tha të mërkurën se Komisioni… përkrah fuqishëm idenë e ndërtimit të një qeverie të pastër. Ai tha se ka pasur shumë thirrje autoritative për ndërtimin e një qeverie të pastër, ndërsa e sheh veten tek ata që e kërkojnë ekzekutivin e ardhshëm të jetë i formës së tillë.
Në një konferencë të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, me ç’rast Zyra e BE’së shpalosi programin e fituesve të projekteve në fushën e të drejtave të minoriteteve, artit dhe medies, Davidi bëri thirrje që kjo ide të përkrahet jo vetëm nga bashkësia ndërkombëtare, por të ketë mbështetjen e gjithë skenës politike dhe popullatës vendore.