Turneu Grand Slam avancojne favoritet

Asnjë surprizë në ditën e tretë të turneut të parë Grand Slam të tenisit Australian Open, pasi favoritët kanë avancuar më tej në objektivin për të fituar titullin kampion.
Megjithëse e dëmtuar në gju, amerikania Venus Williams ka kaluar në raundin e tretë, pasi ka mundur 2-1 me sete ceken Sandra Zahlavova. Williams do të niste në mënyrën më të keqe ndeshjen, duke humbur setin e parë me shifrat 6-7. Gjithsesi, tenistja amerikane do të përmbyste gjithcka në dy setet e tjera, duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Australian Open. Vazhdon turneun edhe numri një I botës në tenisin për femra Caroline Ëozniacki e cila ka mundur në dy sete (6-1, 6-0) amerikanen Vania King. Gjithcka e lehtë për danezen që I janë dashur vetem 58 minuta për të siguruar suksesin. Kualifikohen për më tej Justine Henin dhe ish-numri një I botës rusia Maria Sharapova.
Asnjë surprizë dhe në turnëun e meshkujve. Tomas Berdych ka mundur 3-1 me sete gjermanin Philipp Kohlschreiber, duke siguruar kalimin për në raundin tjetër. Të njëjtin sukses kanë regjistruar amerikani Andy Roddick dhe spanjolli Fernando Verdasco që kanë fituar përkatësisht ndaj rusit Igor Kunitsyn dhe serbit Janko Tipsarevic.
Nertan Prifti