Barça, Iniesta mungon në sfidat me Interin
Dëmtimi
Pas fitores së bujshme në “Santiago Bernabeu” kundër Realit të Madridit, Barcelona ka marrë lajme të këqija: Andres Iniesta është dëmtuar dhe duhet të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave. Sipas një deklarate zyrtare të klubit katalan, mesfushori lëndoi bicepsin e gjurit të djathtë në stërvitje. Ky dëmtim bën që Iniesta të mungojë në sprintin e “blaugranave” drejt titullit në La Liga dhe në dy sfidat me Interin, në gjysmëfinalet e Champions League. Ai mund të rikuperohet në kohë vetëm për finalen e 22 majit në Madrid.
#