E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Bakari Sanja nëse largohet Maikon

Alternativa

Nëse drejtuesit e Interit do të vendosin të shesin mbrojtësin Dagllas Maikon, alternativa kryesore për zëvendësimin e brazilianit quhet Bakari Sanja. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i lojtarit francez të Arsenalit, Kristof Mongai. Përveçse zbuloi kontaktet me zikaltrit, ai shpjegoi: “Në verë parashikoj se do të ketë shumë lëvizje të mbrojtësve të krahut të djathtë. Nëse Maikon do të largohet, duket logjike që Interi të interesohet për Sanja. Kemi zhvilluar një bisedë të përciptë me zikaltrit, por nuk ka asgjë konkrete”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›