E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça-Udinese, merren vesh për Sanchez

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 16:01

Barcelona ka arritur marrëveshje me Udinesen për transferimin e sulmuesit Alexis Sanchez.

Gino Pozzo, i biri i pronarit të klubit italian, Giampaolo Pozzo, i ka thënë radios spanjolle RAC1 se palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët përfundimisht.

Mediat spanjolle shkruajnë se sulmuesi kilian do t’i bashkohet shumë shpejt Barcelonës në fazën përgatitore para-sezonale, ku edhe do të zyrtarizohet transferimi i tij te klubi katalunas. “Marrëveshja në mes të dy klubeve është kompletuar”, tha Pozzo.

Barça është e interesuar edhe për Cesc Fabregasin e Arsenalit, por më shumë është në ‘zor’ për një sulmues.

“Prioritet yni është sulmuesi, pasi që kemi shumë lojtarë në mesfushë. Kemi mesfushorë nga ekipi B i Barcelonës që mund të na ndihmojnë. E dimë që çdo lojtar që e transferojmë kushton, por është sulmuesi ai për të cilin kemi nevojë”, tha Guardiola.

Sanchez shënoi 12 gola nga 27 ndeshje me Udinesen në Serie A sezonin që shkoi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›