E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkato e Barcelones. Vjen Sancez lufte per Fabregas

Barcelona ka mundur konkurrencën e fortë të skuadrave të tjera europiane dhe prêt vetëm zyrtarizimin për blerjen e Alexis Sancez, ndërsa është e bindur të vazhdojë betejënm për të transferuar në “Camp Nou” kapitenin e Arsenalit, Cesc Fabregas. Konfirmimi vjen nga vetë trajneri i kampionëve të Spanjës dhe Europës, Pep Guardiola, i cili ka shpalosur planet e merkatos për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

"Cesc është një lojtar i Arsenalit dhe i takon klubit të vendosë për të ardhmen e tij. Gjithsesi, ne i kemi bërë ofertën tonë dhe nuk do të tërhiqemi nga objektivi për të finalzuar tranferimin e tij. Sa i përket Sancez, kemi arritur një marrëveshje me Udinezen dhe ai është shumë pranë konfirmimit. Sancez është një lojtar I rëndësishëm për ne, pasi mund të luajë në tre pozicione të ndryshme në repartin e sulmit”, ka thënë Guardiola.

Tekniku spanjoll ka folur edhe për sezonin e ardhshëm, teksa është shprehur se skuadra do të kërkojë të ruajë tiujt kampion në Primera Division dhe Ligën e Kampioneve.

“Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, pasi rivaët tonë janë forcuar shumë, por ne I kemi të gjitha mundësitë për të vazhduar rrugën e suksesit”, ka përfunduar Pep Guardiola. Barcelona vijon stërvitjen në Spanjë ku do të zhvillojë një miqësore me kroatët e Hajdukut të Splitit, përpara se të niset drejt Shetetve të Bashkuara të Amerikës për një fazë të shkurtër përgatitore.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›