E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muslera, në Galatasaray

Nga Express më 20 korrik 2011 në ora 17:43

Fernando Muslera është lojtar i ri i Galatasarayt.

Portieri uruguaian e ka lënë Lazion për t’iu bashkuar klubit turk.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Stambolli, përmes ueb faqes së vet zyrtare.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Galatasarayn dhe është pjesë e marrëveshjes që e solli Lorik Canën në Lazio.

Përfaqësuesi uruguaian do t’i marrë dy milionë euro në vit.

Ai i kaloi katër vjet në Lazio, ndërsa më parë kishte mbrojtur edhe në ekipet jug-amerikane Montevideo Wanderers e Nacional.

Muslera do të prezantohet zyrtarisht para mediave në Turqi, pasi të kthehet nga Copa America, ku me Uruguain e tij u kualifikua në finale.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›