Energjia, qeveria miraton 11 mln euro investim për rrjetin e jugut

Qeveria shqiptare miratoi sot, në mbledhjen e radhës, disa projektligje dhe marrëveshje të rëndësishme, ndër të cilat marrëveshjen e financimit me KfW për ndërtimin e unazës së rrjetit elektrik të jugut, një investim prej 11 milion euro.
Kryeministri Berisha tha se në tërësi investimi shkon në rreth 70 milion euro dhe se rindërtimi i sistemit të transmetimit të energjisë në jug "përbën një domosdoshmëri të madhe, pasi parametrat, për shkak të distancës, 'vuajnë' në zonën e turizmit, megjithëse, fatmirësisht, edhe në burimet ujore të jugut po ndërtohen burime të tjera energjetike, të cilat do të sjellin një balancim shumë të mirë të sistemit energjetik".
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua gjithashtu edhe marrëveshja me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për rishpërndarjen e fondeve për financimin e projektit "Menaxhimi i integruar i ujërave dhe ekosistemeve".
Qeveria miratoi gjatë mbledhjes edhe projektligjin "Për sektorin minerar në republikën e Shqipërisë".
Kryeministri Berisha tha se ky projektligj synon ta vendosë këtë sektor mbi baza të reja dhe merr parasysh një studim shumë serioz që njësia e Bankës Botërore për Minierat ka bërë për 2-3 vite në Shqipëri.