Aksident në aksin Fier-Seman, makina përplas një fëmijë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman ku një makinë ka përplasur një fëmijë 8 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pojan të Fierit ku shtetasi Nikolai Hoxha nga Patosi ka përplasur me makinën e tij tip Benz fëmijën me inicialet E.S 8 vjeç.
Menjëherë Xhoxha e ka tranportuar fëmijën në spitalin e Fierit dhe më pas është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se fëmija 8-vjeçar pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Fierit është nisur drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë pasi gjendja e tij është mjaft e rëndë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por uniformat bul të Fierit po marrin në pyetje drejtuesin e mjetit Nikolai Hoxha.