E Diel, 1 Nëntor 2026

Barca dhe Reali, 26 lojtare largohen me ekipet kombetare

Gjate 10 diteve te radhes, 26 lojtare nga 13 per secilen nga dy ekipet me te mira te Spanjes, nuk do te jene ne stervitje, pasi jane thirrur ne ekipet e tyre kombetare. Lajmi i ka shqetesuar trajneret respektive te Realit dhe te Barcelones. Pep Guardiola pas fitores se gjashte radhazi qe siguroi me Almerian, do ta nise javen e pare te stervitjes me mungesen e pothuajse te gjithe lojtareve titullare. Edhe kreu i bankines se Realit te Madridit, Pelegrini, pas humbjes se pare ne Sevilje nuk do te kete ne seancat e radhes se stervitjes, pjesen me te madhe te ekipit te tij. Madje ndeshjet e fundit te eliminatoreve pritet te jene percaktuese per nje pjese te mire te futbollisteve, qe te ardhmen e tyre e shohin nga kualifikimi ne boteror, me ekipet e tyre perfaqesuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›