E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ: Fletet e votimit, do te digjen

Fletet e votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, pritet te shkaterrohen brenda muajit nentor. "Prova" e vetme e Partise Socialiste dhe e kryetarit te saj Edi Rama, qe kembengulin ne rivleresimin e votave per t'i krahasuar ato me rezultatin zyrtar te zgjedhjeve, do te asgjesohet. Sipas Kodit Zgjedhor, fletet dhe kundra fletet e votimit digjen me vendim te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Dhe nje procedure e tille per fletet e votimit te perdorura ne 28 qershor, pritet te ndodhe brenda dates 15 nentor, kur do te zhvillohen edhe zgjedhjet e pjesshme lokale. Zhvillimi i ketyre zgjedhjeve, do te detyroje KQZ-ne qe te marre vendimin per djegien e fleteve te votimit, qe aktualisht kane mbushur kutite te cilat do te perdoren ne zgjedhjet e pjesshme. "Fletet dhe kunder fletet e votimit, do te shkaterrohen ne limitet kohore te mundshme. Por kutite e votimit, duhet te jene bosh brenda dates 15 nentor",-tha dje kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani. Pra, fletet e votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit do te digjen para 15 nentorit, duke zbehur keshtu mundesine e vetme te hetimit qe Partia Socialiste kerkon, per rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Selia roze pretendon se rezultati zyrtar i shpallur per zgjedhjet parlamentare, eshte i manipuluar dhe kerkon hapjen e kutive te votimit, si dhe rivleresim te votave per disa zona, per te provuar sipas tyre, se zgjedhjet u manipuluan. Por ne Kodin Zgjedhor dhe me konkretisht ne nenin 178 te ketij Kodi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka te drejten qe menjehere pas perfundimit te ankimimeve per rezultatin e zgjedhjeve, te djege fletet e votimit dhe kutite te perdoren per zgjedhjet e reja. "Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit, te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet, sipas ketij Kodi, KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit, si dhe tabelat, procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit, ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunder fletet, digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se", thuhet saktesisht ne Kodin Zgjedhor. Duke shembur ne kete menyre te gjitha dilemat ne lidhje me mundesine e shkaterrimit te fleteve te votimit, i cili sipas Kodit behet me vendim te KQZ, me shumice te thjeshte. Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, KQZ ka te drejte ne baze te ligjit te ri te miratuar me konsensus nga PD-PS, t'i djege fletet e votimit kur te doje, pa asnje afat te caktuar kohor. Mjafton qe te jete mbyllur procesi i ankimit te zgjedhjeve dhe shpallur rezultati zyrtar. Ne ligjet e meparshme, KQZ-se i percaktohej nje afat kohor prej tre muajsh, madje deri nje vit, si periudhe kohore per te marre vendimin per djegien e fleteve te votimit. Tashme KQZ, ka te gjitha te drejtat te djege fletet dhe kunder fletet e votimit, para zgjedhjeve te pjesshme qe do te zhvillohen ne 15 nentor. Brenda ne kutite e votimit, qe ndodhen ne KQZ jane 1.519.176 flete votimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›