Barça dhe Spanja dominojnë "FIFPro"
Barcelona dominon listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për çmimin "FIFPro Lojtari i Vitit". Nga skuadra e sezonit të kaluar, katalanët kanë nëntë futbollistë, në garën ku marrin pjesë 55 të tillë. Edhe pse nuk kanë fituar asnjë trofe gjatë dy viteve të fundit, "blaugranat" përfaqësohen nga kapiteni Karles Pujol, Andres Iniesta, Ksavi Hernandez, Samuel Eto‘o, Tierri Henri, Lionel Mesi, Deko, Xhanluka Zambrota dhe Ronaldinjo. Edhe mbrojtësi Daniel Alvesh (në verë u transferua te Barça nga Sevilja) figuron në këtë listë, ku nuk mungojnë të gjithë emrat e mëdhenj të futbollit evropian. Natyrisht, që favoriti kryesor cilësohet mesfushori i Mançester Junajted, Kristiano Ronaldo. 55 emrat u votuan nga afro 45 mijë lojtarë profesionistë, të cilët i përkasin 42 shoqatave të futbollistëve profesionistë nga e gjithë bota, e cila formon "FIFPro". Në këtë garë, Çelsi nuk ndodhet larg Barçës, me tetë lojtarë, ndërsa Mançester Junajted, kampione e Evropës, ka shtatë emra. Nga ekipet përfaqësuese dominon Spanja: nga skuadra që fitoi Euro 2008 janë përfshirë nëntë futbollistë. Sezonin e kaluar ky çmim iu dha Kakasë, ndërsa fituesi i këtij viti do të shpallet më 27 tetor.
Portierë: A. Boruc (Sëlltil), Xh. Bufon (Juventus), I. Kasiljas (R. Madrid), Petr Çeh (Çelsi), E. van der Sar (Man. UTD)
Mbrojtës: D. Alvesh (Sevilja), H. Bosingua (Porto), F. Kanavaro (R. Madrid), R. Karvajo (Çelsi), G. Klishi (Arsenal), A. Kol (Çelsi), P. Evra (Man. UTD), R. Ferdinand (Man. UTD), F. Lahm (Bajern Mynih), Lusio (Bajern Mynih), P. Maldini (Milan), A. Nesta (Milan), Pepe (R. Madrid), K. Pujol (Barcelona), S. Ramos (R. Madrid), Xh. Terri (Çelsi), N. Vidiç (Man. UTD), Xh. Zambrota (Barcelona), H. Zaneti (Inter), J. Zhirkov (CSKA Moskë)
Mesfushorë: Deko (Barcelona), M. Balak (Çelsi), M. Esien (Çelsi), Xh. Gatuzo (Milan), Ç. Fabregas (Arsenal), S. Xherard (Liverpul), A. Iniesta (Barcelona), Kaka (Milan), F. Lampard (Çelsi), H. Maskerano (Liverpul), A. Pirlo (Milan), F. Riberi (Bajern Mynih), M. Sena (Vijareal), U. Shnajder (R. Madrid), Ksavi (Barcelona)
Sulmues: A. Arshavin (Zenit), D. Berbatov (Totenhem), D. Drogba (Çelsi), S. Eto‘o (Barcelona), T. Henri (Barcelona), Z. Ibrahimoviç (Inter), L. Mesi (Barcelona), R. van Nistelroi (R. Madrid), Ronaldinjo (Barcelona), K. Ronaldo (Man. UTD), U. Runi (Man. UTD), K. Tevez (Man. UTD), L. Toni (Bajern Mynih), F. Torres (Liverpul), D. Vija (Valencia)