E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça do të bëjë ofertë për Nejmar?

Barcelona është e gatshme që t’ia shkatërrojë planet Real Madridit për transferimin e asit të Santosit, Nejmar, duke bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për të. Real Madridi besohet të ketë ofruar 45 milionë euro dhe është pajtuar që lojtari të transferohet sezonin e ardhshëm, mirëpo mediat madrilene kanë mësuar një plan të rivalit të përbetuar. “AS” raporton se Barcelona është e gatshme të fillojë luftën e ofertave me rivalin më të madh për sulmuesin e talentuar, ndërsa gjithë këtë situatë pritet ta shfrytëzojë Santosi që do t’ia rrisë klauzolën në 60 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›