Redknap: Junajtid, favoriti për titull
Bosi i Totenhamit, Herri Redknap, e sheh Mançester Junajtidin si favorit për ta fituar titullin e sivjetmë në Premier Ligë, pas përforcimeve të bëra në afatin kalimtar veror. “Është e frikshme kur mendon se Mançester Junajtid, si kampion aktual ka shpenzuar 50 milionë stërlina për Fil Xhons, Eshli Jang dhe David de Gea. Jang është fenomenal dhe ka shpejtësinë e syrin për gol. Nuk mund të paramendoj ndonjë skuadër më të mirë se Junajtid dhe me De Gean ata kanë portierin më të mirë të ri në botë. Kjo do të thotë se do ta kemi të vështirë. Çfarë mund të bësh nëse nuk shpenzon?”, tha Redknap.