Dramë në Argjentinë, humbje me penallti ndaj Uruguajit
ARGJENTINE- Argjentina është duke kaluar një dramë kombëtare, pas eliminimit të skuadrës kombëtare në çerekfinale të Coppa America nga Uruguaji. Një gabim i Karlos Tevez gjatë goditjeve të penalltive, pas rezultatit 1-1 në 120 minutat lojë, ka eliminuar skuadrën e Serxio Batistës, që kërkonte trofeun e parë ndërkombëtar që prej vitit 1993. Uruguaji i Suarez e Forlan që ka kaluar në gjysmëfinale të kupës së Amerikës, falë një ndeshjeje dramatike dhe të mbushur me emocione. Takimi nisi menjëherë me gol për Uruguajin. Pas një goditjeje dënimi të Forlan, Kaseres godet me kokë dhe në shtyllën e dytë, Perez shënon. Lionel Mesi jep një top të artë për Higuain në minutën e 18-të dhe sulmuesi i Realit shënon qetësisht. Në minutën e 39-të, Perez shkakton një faull ndaj Gagos dhe merr të verdhin e dytë, duke lënë Uruguajin me 10 vetë.
Duket gjithçka e përfunduar, por në fakt Argjentina nuk shënon dot. Një meritë të madhe për këtë ka patur edhe portieri Muslera, ndërkohë që në fund të kohës së rregullt Lugano ka tronditur edhe traversën. Lëvizjet e Batistës kanë qenë të vonuara, ndërsa Maskerano la Argjentinën me 10 vetë pas një faulli pranë vijës anësore. As koha shtesë nuk ka prodhuar asgjë, ndërkohë që te penalltitë, lojtarët e Oskar Uashington Tabarez kanë qenë më të saktë, duke fituar 5-4. I vetmi që gaboi ishte Tevez, gjuajtja e të cilit u prit nga Muslera edhe pse në cepin e portës. Pas ndeshjes, mediat kanë kritikuar ashpër skuadrën, por sidomos trajnerin Batista. Ky i fundit ka deklaruar se nuk do të dorëhiqet dhe se skuadra e tij nuk e meritoi të eliminohej. Ndërkohë, Lionel Mesi ka qenë një nga më të mirët në fushë në këtë ndeshje edhe pse Batista e kishte vendosur të luante 40 metra larg portës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)