E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid, fitore 4-1 ndaj Los Anxhelosit të Bekham

SPANJE- Reali i Madridit ka fituar 4-1 ndeshjen miqësore me Los Anxhelos Galaksi të Devid Bekham, një sfidë e cila u kthye më shumë në një ekzibicion për publikun e shumtë, duke parë miqësinë e lojtarëve në fushë. Në stadiumin Lons Anxhelos Koliseum kanë qenë mbi 50 mijë vetë për të ndjekur këtë sfidë, e para për Realin në kuadër të sezonit të ri. Kristiano Ronaldo shënoi një gol mjaft të bukur, duke fituar në fund edhe komplimentat e Devid Bekham. “Ai është i jashtëzakonshëm, - deklaroi anglezi. – Është i jashtëzakonshëm, sepse përveçse ka aftësi të mëdha, punon edhe shumë”.

Përsa i përket skuadrës madrilene, ajo është dukur në formë të mirë edhe pse ndeshja e fundit ishte ajo e 21 majit ndaj Almerias, e fituar 8-1. I pyetur për golin e tij, Ronaldo u shpreh i kënaqur. “Nuk është asnjëherë e lehtë, ishte një gol shumë i bukur dhe unë jam shumë i lumtur, por shpresoj që gjërat të vazhdojnë në këtë mënyrë dhe të kemi një sezon të madh”, tha portugezi. Në këtë miqësore, Devid Bekham mbajti shiritin e kapitenit kundër ish-skuadrës së tij. Ai luajti për 4 sezone në Madrid, duke u larguar në vitin 2007 pas titullit të fituar me Fabio Kapelon.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›