E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci për President, Murati e shqyrton

Po shtohet lista e atyre që e synojnë postin e Presidentit të vendit. Ish kryeparlamentari Nexhat Daci tashmë e ka bërë të qartë ambicien e tij, duke thënë se do të kandidojë për postin e presidentit të Republikës në zgjedhjet e ardhshme.

Akademik Daci duke folur për RTV21, ka thënë se për këtë ka mbështetjen edhe botës akademike, spektrit të gjerë politik dhe të shoqërisë civile, transmeton Indeksonline.

Ambicien për këtë duket se e ka edhe njëri prej anëtareve të familjes Jashari, Murat Jashari. Ai ka deklaruar në Klan Kosova se miqtë e shumtë, edhe ndërkombëtarë po i kërkojnë që ta bëjë këtë madje e ka edhe një obligim moral, por që nuk ka vendosur ende.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›