E Diel, 1 Nëntor 2026

Fenomeni Sadiku ka shënuar 6 gola në 5 ndeshjeme Shpresat

Nga Erjon Hamitaj

Sadiku altruist: Golat, meritë e Balës

Armando Sadiku është njeriu-gol i Shqipërisë. Për një kohë shumë të shkurtër me U-21 ka treguar se ka potencial të jashtëzakonshëm për tu bërë futbollist i madh. Ka shënuar 6 gola me Shpresat në 5 ndeshje eliminatore, si askush me parë. Dopieta e radhës (ka shënuar dopietë me Moldavinë dhe Poloninë) ka ardhur falë bashkëpunimit me Bekim Balën, me të cilin dëshiron të ndajë meritat.

E gjithë merita ishte e Balës për të dy golat e shënuar. Më ndihmoi shumë dhe e falënderoj. Çdo gjë shkoi në përfeksion në këtë takim. Portieri nuk gaboi në asnjë rast dhe nuk ka faj për dy golat e pësuar, pasi e tillë ishte vendosja. Sidomos në të dytin atij iu zu rrezja dhe nuk e pa mirë topin.

Trajneri i ri po bën më të mirën. Mendoj se në takimet e tjera do të vijmë në formë më të mirë. Tashmë njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Shpresa ka talente, të cilat nuk i ka patur më parë. Për ekipin përfaqësues nuk di çtë them, sepse nuk e di çdo të më ndodhë, janë gjëra që shihen në të ardhmen.

Deri këtu ku jam bëj punën time dhe të tjerët që më shohin më vlerësojnë. Do të jap maksimumin në takimet e ardhshme për fanellën e kombëtares, deklaron Armando Sadiku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›