Kampionati i futbollit shtyhet per mosplotesim kushtesh nga klubet

Për fat të keq mbetemi të papërsosur, madje shumë larg përsosmërisë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u detyrua dje që të vendoste shtyrjen e kampionatit për shkak të mosplotësimit të kushteve për licencim nga shumica dërrmuese e klubeve. Komiteti Ekzekutiv u mblodh dhe mori vendimin që pritej, pra shtyrjen, përderisa problemet juridike dhe ato të infrastrukturës nuk po kanë të përfunduar.
Nisja e kampionatit ishte parashjkuar për më 24 gusht, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Prodani, gjithsesi jep një lloj shprese.
Vetëm pesë klube të Kategorisë Superiore janë licencuar deri tani dhe bëhet fjalë për Skënderbeun, Dinamon, Apoloninë, Laçin dhe Pogradecin, ndërsa probleme juridike kanë edhe Tirana apo Flamurtari. Po ashtu ka stadiume që ende nuk i plotësojnë kushtet si ata në Krujë e Pogradec.
Po kështu, në Kategorinë e Parë, janë vetëm 6 klube që plotësojnë kushtet, Ada, Besëlidhja, Elbasani, Besa, Himara dhe Mamurrasi.