Barca i ofron Runit nje jete te re
Barcelona eshte shprehur e gatshme ti ofroje Uejn Runit nje rruge largimi nga Mancester Junajtid. Se fundmi sulmuesi i Djajve te Kuq ka qene ne qender te vemendjes se mediave britanike per shkak te aventurave me nje prostitute. Pavaresisht problemeve ne jeten private drejtuesit e kampioneve te Spanjes jane te bindur se Runi ka vlera te jashtezakonshme si futbollist dhe po qendrojne ne gatishmeri nese 24-vjecari do te kerkoje nje start te ri larg Anglise. Ne fakt qe prej skandalit lojtari nuk ka arritur te ngrihet ne nivelet e tij te zakonshme. Nje burim konfidencial prane klubit katalan ka thene per gazeten The Mirror Ceshtja e Runit ia vlen te monitorohet mbi te gjitha nese situata ne Angli behet e paperballueshme per kete futbollist. Mund te konfirmoj se per momentin nuk eshte planifikuar asnje levizje konkrete por nese problemet e Runit shtohen dhe ai kerkon te largohet nga Anglia atehere natyrisht qe Barca do ta shprehe hapur interesimin e saj per kete sulmues. Per momentin nuk ka asnje lsquosinjal se Mancester Junajtid do te pranonte te shiste Runin te ndonje prej skuadrave te tjera te medha ne Europe. Megjithate pak kohe me pare Ser Aleks Ferguson kishte shprehur shqetesimin se sulmuesi nuk po arrin ti beje balle se gjithe situates se krijuar rreth tij. Trajneri skocez eshte shprehur Uejn po kupton se cfare do te thote te jesh ne qender te vemendjes se mediave per ceshtje qe nuk lidhen me futbollin. Ai nuk mund te ece asnje meter pa u fiksuar nga objektivi i aparateve ose kamerave. Se fundmi ishte spekuluar edhe se Reali i Madridit do te bente nje oferte per Runin per te testuar Junajtid.