E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakult i duruar me Salihin dhe Venegor

Rapid Vjena

Edhe pse Hamdi Salihi ka qene nje nga protagonistet kryesore ne fitoren e skuadres se tij Rapidit te Vjenes me rezultatin 3-2 ne kryeqytetin austriak ndaj Kapfenbergut ku sulmuesi kuqezi ishte autor i nje dopjete 19 dhe 61 per median vendase loja e tij nuk bind ende. Po ashtu pakenaqesite me te medha te fansave te kesaj skuadra kane shkuar ne drejtim te sulmuesit tjeter blerjes se fundit te Rapidit holandezit Venegor. Ne perfundim te ndeshjes ne mbrojtje te sulmuesve te tij ka dale vete trajneri Peter Pakult i cili u dha mundesine te dy lojtareve te luanin gjate gjithe 90 minutave. Per sa i perket Salihit tekniku pohon se loja e tij ka qene e mire dhe eshte konkretizuar me dy gola te rendesishem. Shqiptari eshte tani ne kuoten e 3 golave ne 8 ndeshje kur eshte aktivizuar ne kete sezon. Ndersa ne lidhje me Venegor Pakult nenvizon Me ate duhet te tregohemi te duruar. Shumekush do te donte ta kisha zevendesuar por ai shenoi golin e fitores. A. M.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›