E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operohet me sukses Roshi pas 5 javesh ne fushe

Demtimi

Ekipi kirurgjikal i Ortopedia italiane ne Tirane i kryesuar nga dr. Fulvio Modonesi operoi te shtunen prane Spitalit Internacional Durres futbollistin e Flamurtarit dhe te Kombetares U-21 Odise Roshi. Ky i fundit u demtua gjate ndeshjes se Superiores ndaj Bylisit dhe dr. Modonesi diagnostikoi nje carje horizontale te meniskut te brendshem. Nderhyrja kirurgjikale e cila u krye me teknike artroskopike perfundoi me sukses te plote. Pas vizites se kontrollit anestezisti dr. Skerdilajd Faria autorizoi daljen e Roshit nga klinika. Dr. Modonesi i cili ne Itali ka operuar lojtare te njohur si Toti Tomazi Kivu Nesta Santakroce etj. evidentoi se Roshi mund te filloje te ece pa ndihmen e patericave qe sot dhe do ti nenshtrohet fizioterapise. Pas 20 ditesh mund te filloje te vrapoje. Rikuperimi i plote dhe kthimi ne fushe i Roshit parashikohet brenda 4-5 javesh. Gjate kesaj periudhe ai do te jete nen kontrollin e afert te stafit te ortopedise italiane ne Tirane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›