Real vetem 6 gola ne 105 gjuajtje
Zhoze Murinjo njeriu i rekordeve ka goditur serish por kete here primati nuk eshte per numrat 1. Analiza e publikuar nga gazeta Marca flet shume per problemet qe po kalon Reali i Madridit. Ne 5 ndeshje skuadra merengue ka shenuar vetem 6 gola pas 105 tentativave drejt portes. Kjo ben qe perqindja e realizimit perpara portes te jete ne nivele alarmante 57 per qind. Barcelona sa per te marre nje shembull ka realizuar 9 gola me 80 gjuajtje efikasiteti i blaugranave eshte 112 per qind ndersa Valencia 9 rrjeta me 64 tentativa efikasiteti i sulmit 14 per qind. Llogarite jane bere pas barazimit zhgenjyes 0-0 ne ndeshjen me Levanten. E perditshmja madrilene ka bere edhe kategorizimin e 105 goditjeve drejt portes 58 me kemben e djathte 32 me te majten dhe 15 me koke. Shifra aspak pozitive edhe per Kristiano Ronaldon ne 41 gjuajtje ai ka shenuar vetem 2 here.