E Diel, 1 Nëntor 2026

Alonso perfekt dominon Ferrari hapet serish lufta per titull

Veber mbetet lideri i klasifikimit por ferraristi eshte vetem 11 pike larg 4 gara para fundit te Boterorit Redbull ndjek me Fetel e Veber ne vendet 2 dhe 3. Gabim fatal i Hemilton

Pas delirit ne Monza vjen triumfi ne Singapor Fernando Alonso nuk deshiron te ndalet me endrra per titull e Ferrarit tani eshte aty 11 pike e ndajne kampionin spanjoll nga Mark Veber dje vetem i treti pos shokut te tij te Red Bull Sebastian Fetel. Eumlshte vertet magjike kjo nate ne te cilen Cavallino ka bere nje hap tjeter te rendesishem perpara duke perfituar nga nje tjeter gaze e Ljuis Hemilton i cili nuk mori dje asnje pike. Anglezi si ne Monza me Masen ne xhiron e 36 ka synuar nje tjeter parakalim te veshtire ndaj Veberit dhe ka paguar nje cmim te shtrenjte perplasjen me te. Komisaret nuk vendosen sanksione por duke pare manovren nuk mund te lesh pa theksuar se si australiani i Red Bullit nuk beri asgje per te shmangur kontaktin me MekLaren. Rikthimi ne majen e klasifikimit eshte nje lajm i mire per Veberin. Por per Ferrarin nje drive through per Veberin ishte fat i madh. E drejte me kete triumf mund te ndryshoje fytyren e ketij sezoni. Nderime per Alonson i cili ka bere nje gare te persosur. Suksesi i djeshem ku kryesoi nga xhiroja e pare ne te fundit ishte edhe pergjigjja e duhur ndaj kritikave te shumta qe i jane bere. Fernando ka bere gabime por nese Ferrari lufton per titull ne kete sezon merita eshte pa diskutim e tij gjithnje dhe me udheheqes i skuadres. Ka marre tri fitore ne pese garat e fundit. Merite edhe e mekanikeve te Koke Kuqes te mrekullueshem ne pit stop ne xhiron e 29. Alonso e Fetel hyne bashke dhe mekaniket e Ferrarit e kane rikthyer F10-n ne piste me shpejtesi supersonike. Duhej pikerisht kjo per te vazhduar menaxhimin e gares para te gjitheve Spanjolli e ka shfrytezuar rastin dhe ne fund ka fituar. Pjesa tjeter ka qene nje gare ne te cilen emocionet kane ardhur nga Safety car pas disa incidenteve nga parakalimet e Robert Kubicas ne fund dhe nga Lotusi i Kovalainen ne flake ne xhiron e fundit finlandezi ne menyre te pabesueshme nuk u fut ne bokse dhe e parkoi pikerisht ne rrugen e hyrjes dhe me pas eshte improvizuar si zjarrfikes duke marre nje bombol zjarrfikesi dhe duke shuar zjarrin. MekLaren me vendin e katert te Baten eshte humbesja e madhe. Por edhe Red Bull nuk buzeqesh kjo ishte nje piste shume e favorshme per ta por Fetel edhe nje here nuk fiton dhe kryesuesi i klasifikimit Veber merr me shume pike. Ne momentin e pit stop-it te Alonsos do te ishte ndoshta me produktive te linin Fetelin jashte per te provuar te fitonte avantazh per te kaluar Ferrarin. Nuk u be keshtu. Nuk ekziston kunderprova se do te ishte levizja korrekte por nje fakt eshte i qarte kjo lufte mes Fetel e Veber po i shkon per shtat me te vertete Ferrarit qe ka marre edhe nje pike me Masen i 10. Nga nata e Sigaporit do te kalohet te mengjesi i Suzukas nje finale kampionati i ndezur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›