E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça insiston për Thiago Silvën

Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet për Thiago Silvën.

Klubi katalunas është duke e studiuar me kujdes rastin e futbollistit brazilian dhe po e përgatit ofertën e re, me të cilën synon ta bind Milanin.

Sipas të përditshmes spanjolle Sport, drejtuesit e Barçës kanë bërë gati 40 milionë euro plus kartonin e holandezit Ibrahim Afellay, për ta bërë të vetin qendërmbrojtësin brazilian.

Mirëpo, gjiganti spanjoll duhet ta mposht konkurrencën e Manchester Cityt, i cili po ashtu ka shfaqur interesim për futbollistin, për të cilin Rossonerët kërkojnë 50 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›