Kagawa, drejt Man Unitedit

Ylli i Borussia Dortmundit, Shinji Kagawa pritet të nënshkruajë kontratë me Manchester Unitedin. Magazina gjermane Kicker shkruan se futbollisti japonez është shumë afër gjigantit britanik, të cilit pritet t’i bashkohet për 15 milionë euro.
23 vjeçari është njëri prej futbollistëve më të mirë në Bundesliga. Ai realizoi 21 gola nga 46 paraqitje në të gjitha kompeticionet me Dortmundin, me të cilin u shpall kampion sivjet. Përfaqësuesi japonez e ka shprehur haptazi dëshirën për t’iu bashkuar ‘Djajve të Kuq’.