E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, kontroll antidoping ndaj Spanjës

Dhjetë futbollistë të Kombëtares është dashur t’i nënshtrohen befasisht një kontrolli të antidopingut të martën.

Kërkesa e papritur e UEFA-s ka përfshirë futbollistët si Iker Casillas, Raul Aliol, Jordi Alba, Alvaro Arbeloa, Xabi Alonso, Alvaro Negredo, Juan Mata, Alvaro Dominguez, Javi Garcia e Bruno Soriano.

Tre lojtarët e fundit janë përfshirë në kontroll, edhe pse emrat e tyre nuk figurojnë ndër të ftuarit për ‘Euro 2012’, por që janë të grumbulluar në fazën përgatitore. Ditë më parë, UEFA bëri një kontroll befasues edhe ndaj 10 futbollistëve të Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›