E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca e lë jashtë Gourcuffin

Yoann Gourcuff nuk do ta shijojë Evropianin. Mesfushori i Olympique Lyonit nuk është përfshirë në listën e 23 futbollistëve të ftuar nga selektori Laurent Blanc për ‘Euro 2012’.

Përpos ish futbollistit të Milanit, i cili ishte prezent në Botërorin 2010, Blanc nuk e ka ftuar as mbrojtësin e Montpellierit, Mapou Yanga-Mbiwa. ‘Këndezët’ do të luajnë të enjten me Serbinë, ndërsa më pas do të përballen me Estoninë më 5 qershor, para fillimit të kampanjës në Evropian. Francezët do të luajnë në Grupin D së bashku me Anglinë, Suedinë dhe Ukrainën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›