E Diel, 1 Nëntor 2026

Disiplina ndëshkon Shkumbinin dhe Sadikun

SHKRUAN: Jeton Selimi 23-12-2010 11:45

Është mbledhur dje Komisioni i Disiplinës së FSHF-së, që mes shumë vendimeve, ka vendosur të pezullojë për 1 vit lojtarin e Elbasanit, Armando Sadiku. Vendimi i rëndë ka ardhur si pasojë faktit, lojtari që ka goditur një nga zyrtarët e ndeshjes kundër Laçit. Gjithashtu, është ndëshkuar me gjobë edhe fusha e Shkumbinit, për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë në ndeshjen kundër Dinamos. Ja dhe disa nga vendimet e disiplinorit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

1. KF “Shkumbini” për hedhje të sendeve të forta në fushë, në bazë të nenit 67/3.a të KDS dënohet me 300.000 lekë gjobë.

2. Lojtari i KF “Elbasani”, Armando Sadiku, për goditje dhe përshtypje të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.a të KDS dënohet me 24 muaj pezullim dhe 500.000 lekë gjobë.

3. Lojtari i KF “Partizani”, Andrelis Pashaj, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të neneve 48/1e, 140 e 141 të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet dhe 50.000 lekë gjobë. Në bazë të nenit 33, pjesa e dënimit me gjobë pezullohet.

4. KF “Skrapari” për hedhje të sendeve të forta në fushë, në bazë të neneve 67/3.a e 141 të KDS dënohet me 60.000 lekë gjobë

5. Zyrtari i KF “Skrapari”, Edmond Dimo, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 49/2a dhe 141 të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim dhe 50.000 lekë gjobë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›