E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, mbyllen 63 biznese të vogla

Sektori i Verifikimit në Terren në këtë qytetit ka konstatuar shkelje në regjistrimin e bizneseve. Pas verifikimeve të këtij sektori janë vendosur gjoba që shkojnë deri në 25 mijë lekë të reja.

Drejtoresha e Marrëdhënieve me Biznesin, Mariza Bylykbashi sqaron se “menjëherë pas konstatimit të një biznesi të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, i regjistrojmë menjëherë ato në një regjistër të përkohshëm”.

Derisa të përfundojë regjistrimi i tyre në QKR, administrata tatimore përllogarit, vlerëson dhe mbledh detyrimet në përputhje me ligjin. /F.L/Elbasan/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›