Barca mbrojtja ne krize
Barcelona do të paraqitet në sfidën e Champions League kundër Celtic në “Camp Nou” mes problemeve të shumta difensive. Gerard Pique ka vazhduar stërvitjen e diferencuar, ndërkohë që edhe mbrojtësit e tjerë titullarë, Carles Puyol, Dani Alves dhe Eric Abidal po vazhdojnë programin e rikuperimit nga dëmtimet.
Sikur kjo të mos mjaftonte, Barça nuk mund të mbështetet as te Sergio Busquets, pas kartonit të kuq në neshjen e mëparshme me Benfica-n, ndërsa të gjithë në klubin “blaugrana” shpresojnë se Apeli i UEFA-s do ti japë të drejtë për të hequr skualifikimin e lojtarit.
Nëse vendimi do të jetë negativ, atëherë trajneri Tito Vilanova do të jetë i detyruar që të spostojë Alex Song në mesfushë, ndërkohë që Javier Mascherano dhe Adriano Correia do të luajnë në qendër të repartit difensiv.
Katalanët presin Celtic pas fitores së pabesueshme 5-4 në fushën e Deportivo la Coruna-s në fundjavë dhe me garancinë që Lionel Messi jep në sulm, me yllin argjentinas që shënoi 3 gola në atë sfidë.
Megjithatë, shqetësim mbetet mbrojtja, pasi skuadra e Vilanovës ka pësuar shumë gola në këtë sezon. Rrjeta të evitueshme dhe që duke parë statistikat e sezoneve të mëparshme shërbejnë si këmbana alarmi për problemet difensive të skuadrës.
Në 12 ndershje zyrtare të këtij sezoni, Barcelona ka pësuar plot 17 gola. Kjo shifër është sa dyfishi i golave të pësuar në të njëjtën periudhë të një sezoni më parë. Arsyeja padyshim që është “epidemia” e dëmtimeve te mbrojtësit, por në këtë mënyrë skuadra rrezikon.
Gjithsesi, sipas basteve Barcelona mbetet favorite për të fituar. Edhe pse është një sfidë mes dy skuadrave që në total kanë fituar 179 trofe, koeficienti për triumfin e spanjollëve është 1,08; kuota e barazimit është 10, ndërsa koeficienti për fitoren e Celtic 21.