Champions alarm per huligane

Paris Saint-Germain ka paralajmëruar policinë kroate rreth rrezikut nga udhëtimi i huliganëve të futbollit drejt Zagrebit, ku të mërkurën skuadra franceze e drejtuar nga Carlo Ancelotti do të luajë kundër Dinamos së Zagrebit në ndeshjet e treta në grupe në Champions League.
“Për arsye sigurie kemi vendosur të mos organizojmë transfertën zyrtare të tifozëve të PSG-së dhe nuk kemi pranuar të shesim bileta të kësaj ndeshje”, bënte të ditur në një deklaratë zyrtare klubi parizien.
Më tej, drejtuesit e klubit francez nënvijëzonin se “pavarësisht se vendimi ishte marrë prej fundit të muajit shtator, vazhdojnë të qarkullojnë zëra rreth hipotezës së një grup prej afro 100 tifozësh mund të udhëtojnë në mënyrë të pavarur drejt Zagrebit” për ndeshjen që nga UEFA është cilësuar me rrezikshmëri të lartë.
“Këta persona, të cilët nuk e marrin parasysh vendimin e klubit, nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë Paris Saint Germain-in”, shkruhej më tej në njoftimin e klubit, ku shtohet se “PSG ka njoftuar në mënyrë zyrtare autoritetet kroate rreth rrezikut që paraqesin këta tifozë”.
Huliganizmi është zhvilluar rreth një grupi të tifozëve fanatik të Paris Saint Germain nga viti 1985 deri në 2010-ën. Ndërkohë, tashmë të gjithë i tremben përplasjeve me tifozët vendas të Dinamos së Zagrebit, mes të cilëve janë edhe grupi famëkeq i huliganëve të futbollit “BBB”, ose ndryshe Bad Blue Boys.