Gerrard, impresionohet nga Sterlingu
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka lavdëruar talentin e tij Raheem Sterling për të cilin beson se mund të paraqitet me sukses në nivelin më të lartë.
17 vjeçari është bërë golashënuesi i dytë më i ri i Liverpoolit në Premierligë duke realizuar në fitoren 1-0 ndaj Readingut të shtunën. Kontributi i tij këtë stinor është lavdëruar nga Gerrard.
“Mendoj se ai ka qenë befasi e këndshme për të gjithë, jo vetëm se është duke u paraqitur mirë në këtë nivel, por nuk mendoj se dikush ka pritur që ai të depërtojë kaq shpejt”, deklaroi 32 vjeçari.