Santos, i lumtur në Arsenal

Mbrojtësi Andre Santos ka ritheksuar dëshirën e tij të mbetet në Arsenal pavarësisht spekulimeve rreth interesimit nga Galatasaray.
Braziliani erdhi në Emirates nga Fenerbahce gjatë verës së vitit 2011 por humbi vendin në formacionin bazë nga Kieran Gibbs. Megjithatë, 29 vjeçari ka konfirmuar se dëshiron të mbetet në Londër. “Qarkullojnë disa spekulime rreth rikthimit tim në Turqi.
Por, jam shumë i lumtur këtu në Arsenal dhe shpresoj të mbetem këtu për një kohë të gjatë. Kam kontratë dhe jam i lumtur këtu. Londra është qytet i bukur”, deklaroi Santos për Arsenal Player.