Lewandowski ka frikë nga Pepe

Robert Lewandowski është pika e referimit e Borussia Dortmund dhe një nga lojtarët më të mirë të Bundesligës. Deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar pesë gola, të fundit në derbin ndaj Schalke 04 që kampionët e Gjermanisë e humbën me rezultatin 1-2.
Sulmuesi polak thekson se skuadra duhet të mendojë për Ligën e Kampioneve ku të mërkurën në Signal Iduna Park do të luajnë kundër Real Madrid. “Nuk kemi frikë edhe pse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Shpresoj që të jetë një ndeshje e bukur dhe të përfundojë me fitoren tonë”, shprehet në një intervistë për ‘AS’ Lewandowski.
Kur u pyet për lojtarin që e shqetëson më shumë tek kundërshtarët e ardhshëm, sulmuesi deklaroi: “E di që kanë lojtarë të mëdhenj dhe do të përballem me mbrojtës të forte, por nuk kam frikë. Shpresoj vetëm që Pepe të luajë pastër dhe të mos kem probleme me të”.